Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Ishte duke peshkuar afër Ibrit, qytetari thotë se dikush ia shpërtheu tri gomat e veturës

Një qytetar i Kosovës i nacionalitetit serb, ka njoftuar në Policinë e Kosovës se disa persona i kanë dëmtuar tri gomat veturës në vlerë rreth 150 euro.

Ai ka thënë se kjo ka ndodhur derisa ishte duke peshkuar afër lumit Ibër.

Active 1

“Zveçan 02.10.2023 – 17:40. Ankuesi mashkull serb kosovar ka informuar se për deri sa ishte duke peshkuar afër lumit Ibër, persona të pa njohur me mjetë të fortë i kanë dëmtuar (shpërthyer) tri goma të veturës së tij, me vlerë rreth 150€”, thuhet në raportin 24- orësh të PK-së.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Active 1