
Islam Selmani është nënkampion i botës në karate.
Sukesin e madh, garuesi kosovar e arriti të dielën në Botërorin që po mbahet në Kajro te Egjiptit.
Në finale të kategorisë deri 60 kilogramë, Selmani u mposht nga karateisti turk, Eray Samdan
Selmani të enjten e kaloi me sukses grupin duke i fituar të tri luftërat që i pati.
Të shtunën mbrëma fitoi 6:3 në çerekfinale ndaj të parit në ranglistën botërore në kategorinë 60 kilogramë, Hiromu Hashimoto të Japonisë.
Selmani dominoi plotësisht dhe fitoi bindshëm në gjysmëfinale ndaj karateistit të Uzbekistanit, Mekhriddin Turakhonov.
Ky është suksesi më i madh i karatesë kosovare deri më tani.
Kosova me herët ka fituar dy medalje të bronzta.








