
Kandidatja për Asamble Komunale në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Igballe Islami ka zhvilluar disa takime në Tunel të Parë e në Melenicë së bashku me kandidatin për kryetar komune në Mitrovicë, Arian Tahirin, shkruan Mitropol.
Islami tha se aty biseduan me qytetarët për idetë, nevojat dhe vizionin e përbashkët për Mitrovicën.
“Mbështetja e tyre na jep forcë të ecim përpara.”, tha ajo.
Igballe Islami mbanë numrin 3 në listën e kandidatëve për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së.







