‘Islamic Relief’ mbledh vitrat dhe fidjet, do i shpërndajë në formë pakosh ushqimore para Bajramit

‘Islamic Relief’ mbledh vitrat dhe fidjet, do i shpërndajë në formë pakosh ushqimore para Bajramit
Muaji i Ramazanit është muaji i agjërimit, që është një nga pesë shtyllat e fesë islame. Një nga obligimet fetare që kryhet në fund të muajit të Ramazanit, janë edhe vitrat apo ndryshe dhënia e obligueshme materiale e myslimanëve gjatë muajit të Ramazanit.
Si çdo vit tjetër edhe këtë vit shoqata humanitare ‘Islamic Relief Kosova’ ka shprehur gatishmëri për pranimin dhe shpërndajen e vitrave, shkruan ‘Mitropol’.
‘Islamic Relief Kosova’ ka njoftuar se vitrat qe do dhurohen do shndërrohen në pako ushqimore që përmbajnë produktet bazike dhe të gjitha shpërndahen para faljes së Bajramit.
Njoftimi i plotë:
Vitrat dhe Fidjet (shpagimi i mos agjërimit) që dhurohen në Islamic Relief Kosova, shndërrohen në pako ushqimore që përmbajnë produktet bazike dhe të gjitha shpërndahen para faljes së Bajramit.
+38349577136






