Një person është arrestuar sot në Zveçan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, shkruan Mitropol.
Sipas komunikatës së prokurorisë, në shtëpinë e të dyshuarit R.J, është gjetur një sasi e armatimit dhe disa gjësende të tjera.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një (1) pushkë karabinë, një (1) pushkë gjuetie, një (1) pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth njëqind (100) gramë barut.”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.