02LAJME

Iu gjetën kallash AK-47, 30 fishekë dhe një pushkë, arrestohet një person në Leposaviq

Foto ilustrim

 

Kohëve të fundit Policia e Kosovës në vazhdimësi ka realizuar bastisje në veri të vendit, shkruan Mitropol.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Kështu dje gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Leposaviq, policia ka sekuestruar një armë automatike AK-47, 30 fishekë dhe një pushke gjuetie.

Gjatë bastisjes është arrestuar një person, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.