“Iu thashë, kryeshefin po ua nxjerri zhag”, Berisha tregon se çka ndodhi në vizitën që ua bëri minatorëve grevistë
Kërkesat e njësive elitare të policisë dhe greva e minatorëve kanë qenë dy prej temave për të cilat ka folur deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.
Berisha duke folur për protestën e policëve, ka thënë se vet fakti që janë detyruar të protestojnë është turp.
“Këta veç janë kah zhveshen prej maskave. Policia i ka bo punët e mira, kemi polici të ndershme, aktive, patriotike. Këta djemtë e forcave speciale që janë detyru me protestu, është marre. Qeveria e ka si metodë mos me iu nënshtru asnjë kërkese, asnjë institucioni, me mbajtë të barrikadum nifar pushteti që s’ban kompromis me kurrgjo hiq”, ka thënë deputeti.
Sa i përket grevës së minatorëve, Berisha ka thënë se i ka vizituar ata personalisht, teksa ka shprehur edhe vullnetin që ta “nxjerrë zhag” kryeshefin e Trepçës.
“Ata s’kishin pasë as kërkesa. Ju thashë atë ditë, a po delni ju prej qatjehit, unë po shkoj qat kryeshef po e nxerri zhag. Qysh me vdekë 300 vetë për një budallë qysh është ai. Thashë nuk duhet me vdek për një kërkesë qeso”, ka shtuar ai.