
Fundori malazez, Ivan Koljeviç, është prononcuar për Asistionline përpara ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Në kuadër të kësaj, Koljeviç, ka folur edhe për ish ekipin e tij, aty ku bëri emër në Kosovë, Kb Trepçën. Koljeviç ka theksuar se ka respekt për ekipin ku ka luajtur, mirëpo respekt më të madh ka për ekipin ku është duke luajtur aktualisht.
“Plotësisht respekte për Trepçën, por ne e respektojmë më shumë veten tonë”, tha ndër të tjera Koljeviç.
Kujtojmë që nesër me fillim nga ora 17:00 zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Kb Trepça dhe Kb Prizreni 16, ndeshja transmetohet në Artmotion dhe Klan Kosova. /Asistionlline/







