02LAJME

Ja sa vite burgim rrezikon Faruk Mujka për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Faruk Mujka, ish zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, është arrestuar nën dyshimin për korrupsion sa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës, Komunë kjo që udhëhiqej nga Agim Bahtiri i LVV-së. Mujka, së fundmi ishte emëruar kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”. Çka dihet?

Roadside
Market Florenti

“60 mijë euro”

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale, thuhet se në këtë aksion janë sekuestruar 60 mijë euro, e se vepra për të cilën dyshohen Mujka dhe një ish zyrtar tjetër është Keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’.’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”. Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro.” “ – thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, përkatësisht neni 414, parasheh dënim nga 1 deri në 8 vjet për kryerjen e kësaj vepre. Por, kur dëmi e kalon shumën prej 5 mijë euro, dënimi mund të shkoj deri në 10 vjet burgim.

Personi zyrtar që e kryen veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe përfitimi apo dëmi e tejkalon shumën prej pesëmijë (5000) euro, dënohet me gjobë dhe burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.” – thuhet në Kodin Penal.

Pasuria e Mujkës

Në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2022, shihet se Mujka qëndron goxha mirë financiarisht. Ish-kryetari i degës së VV-së ka treguar se i ka tri banesa, një prej tyre në pronësi të bashkëshortes. Tutje, ai e ka blerë edhe një shtëpi.

Tri banesat e Mujkës kapin shifrën e 135 mijë eurove, ndërsa shtëpia i kushton hiç më pak se 200 mijë euro. Si pasuri të luajtshme ai ka treguar një veturë të tipit Volsëagen, në pronësi të bashkëshortes, e cila kushton 4 mijë euro.
Të ardhura vjetore, ish-kryetari i VV-së në Mitrovicë, pra Mujka, ka dhënë mbi 2 mijë euro nga pozita në Ibër Lepenc, mëditje mbbi tre mijë euro dhe një pagë neto nga Ministria e Financave prej 300 euro. Tutje, ai ka deklaruar edhe 7 mijë e 500 euro të hyra vjetore të bashkëshortes së tij.

Ndryshe, Mujka ka qenë edhe nënkryetar i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së