Medi
KOSOVËLAJME

Ja si ndodhi djegia e autobusit sot në Prishtinë, policia jep detaje

Nga diegia e autobusit urban “24 Yjet” që ndodhi ditën e sotme në Prishtinë, mësohet se nuk ka asnjë të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Premium Store

Ahmeti tha se rreth orës 17:30 ka pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik dhe se nuk ka asnjë të lënduar por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti.

Premium Store