Jahir Dedia vizitohet e nderohet nga gjeneral Mensur Kasumi

Pronari i kompanisë që po ndërton urat në Mitrovicë, Jahir Dedia sot është vizituar në punishten e urës nga Gjeneral Major Mensur Kasumi, Shef i Shtabit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës dhe i Brigadës 141 “Meh Uka”, shkruan Mitropol.
Dedia tha se Kasumo u nderua pa masë me mirënjohje të lartë, gjë për të cilën e falenderoi përzemërsisht.
Postimi i plotë:
Sot, Gjeneral Major Mensur Kasumi, Shef i Shtabit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës dhe i Brigadës 141 “Meh Uka”, më vizitoi në punishten e urës që po ndërtohet mbi lumin Ibër, dhe më nderoi pa masë me mirënjohjen më të lartë.
Faleminderit, Gjeneral Major Mensur Kasumi !
Respekt dhe nder për të gjithë ata që dhanë gjithçka që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.
Në veçanti, respekt për familjet e dëshmorëve të kombit dhe për të gjithë kontribuesit e lirisë.
Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!
Lavdi invalidëve të UÇK-së!
Respekt bashkëluftëtarëve të UÇK-së!








