Janë hequr kamerat ilegale dhe po skadon afati për targat “KM”, Elshani tregon si po luftohet ilegaliteti në veri

Elshani ka treguar se në Mitrovicë të Veriut ka pasur kamera që nuk janë monitoruar nga Policia e Kosovës.
“Kur kam ardhë unë në këtë vend, në prill të këtij viti, kam parë shumë kamera në qytet (Mitrovicën e Veriut), kamera të cilat nuk monitoroheshin nga Policia e Kosovës, ka pasur në maje të ndërtesave dhe e kanë monitoruar veriun”, ka thënë Elshani.
Tutje, ai ka shtuar se kamerat janë larguar dhe janë vendosur të tjera.
“Rreth 40 kamera i kemi largu dhe i kemi vendosë të tjera që i monitoron Policia.”
Ndërsa, pas rastit të Banjskës që mbeti i vrarë Afrim Bunjaku, Elshani ka thënë në se do ta vazhdojnë punën e tyre dhe zbatojnë ligjin e Republikës së Kosovës.
“Rasti i Banjskës e ka ndërru situatën komplet. Te ky rast na u vra Afrimi, tash na u ka bo si njejtë, e kryejmë punën tonë, e zbatojmë ligjin. E kanë marrë vesh populli edhe grupet kriminale e kanë kuptu se ne nuk i lajmë rahat ata. Nëse përpara ka qenë situata që ata na kanë sulmu e na jemi shku jemi mshefë te Lagjja e Boshnjakëve, tash situata ka ndryshu. Ata kanë me gjujtë, na kemi me ardhë në atë vend edhe kemi me u marrë me këtë çështje”, ka thënë ai.
Elshani ka thënë se veriu është pjesë e shtetit të Kosovës dhe se do merren me probleme njëjtë siç kanë trajtuar rastin e Banjskës.
“Ky vend është i joni, është pjesë e shtetit të Kosovës edhe kemi me u marrë me këtë problem sikurse rastin e Banjskës. Kemi policë të mjaftueshëm në veri”, ka thënë Elshani.








