KOSOVËLAJME

Jasharaj: Mund të ketë nga mësimdhënësit grevë të ‘heshtur’ për shkak të pagës

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se mund të ketë grevë të heshtur nga mësimdhënësit për shkak të pakënaqësive lidhur me pagat.

Roadside
Market Florenti

Jasharaj tha se ankesa nga mësimdhënësit ka gjatë gjithë kohës.

Koha
Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company

Ai thotë se pakënaqësia filloi edhe kur u miratua Ligji i pagave, ku kërkesa ishte që vlera e koeficientit të bëhej 110, duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimeve.

Sipas kreut të këtij institucioni, me kalimin e kohës do ndodh pa dëshirën tyre një grevë e heshtur nga mësimdhënësit.

Jasharaj shtoi që ministri i Financave, Hekuran Murati kishte paralajmëruar që më 2024, koeficienti do bëhet 110, por se kjo ende nuk është realizuar.

Kryetari i SBAShK tha që është një numër i madh i mësimdhënësve që po tentojnë të largohen nga pozitat e tyre duke i lënë ato të zbrazëta, e poashtu ka shumë të tillë që po kërkojnë pushim pa pagesë.

Ai shton që nuk ka arritur të takojë as Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, e as Ministrin e Financave, Hekuran Murati për të diskutuar për këtë çështje.