Aurora Group
02LAJME

Jashtëligjshëm kryente shërbime laboratorike në Vushtrri – pronari në arrati

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi për të cilin dyshohet se jashtëligjshëm ka kryer shërbime laboratorike në Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti ka kryer shërbime laboratorike, përkundër vërejtjeve nga inspektorati shëndetësor, njofton Klan Kosova.

Dukato 1

“Me kërkesë te Ministrisë së Shëndetësisë dhe me urdhër të prokurorit te shtetit, është iniciuar procedurë hetimore ndaj te dyshuarit mashkull kosovar (pronar i një laboratori privat i licencuar) nën dyshimin se (edhe përkundër tërheqjes së vërejtjes nga inspeksioni shëndetësor në mes datave 18-27.04.2023, ne këtë laborator janë kryer shërbime laboratorike, i cili nuk është profesionist shëndetësor. I dyshuari në kërkim policor”.

Dukato 1