Jeton Ujkani zyrtarizon partinë: FED- Forca e Diasporës do të garojë në zgjedhjet komunale në Mitrovicë

Edhe një parti tjetër do të garojë në zgjedhjet komunale në qytetin e Mitrovicës, raporton Mitropol.
Kjo do të jetë partia Forca e Diasporës e njohur ndryshe si FED, e cila është themeluar nga ish Kryetari i Kuvendit Komunal, Jeton Ujkani.
Ujkani këtë parti e ka themeluar edhe me shefin e Omni Sport, Sami Zeka.
Ujkani njihet për ndërrimin e partive teksa së bashku me Zekën më parë ishin pjesë e listës zgjedhore të Aleancës Kosova e Re (AKR), teksa duket se nuk kanë gjetur vend në listën zgjedhore të VV-së andaj edhe kanë themeluar partinë e tyre.
Ujkani ndër të tjera përmes një postimi në facebook i kategorizoi të gjitha partitë politike që janë në Kosovë si të njejta dhe të dalura nga i njejti brum. /Mitropol/







