Judo Team Trepça përballet me krizë financiare, rrezikon mospjesëmarrjen në gara ndërkombëtare

Klubi i xhudos Trepça ka njoftuar se ndodhet përballë një krize të rëndë financiare, e cila rrezikon seriozisht vazhdimin e aktiviteteve sportive për vitin 2026, shkruan Mitropol.
Pavarësisht sukseseve të shumta të arritura në arenën ballkanike dhe evropiane, klubi nuk ka përfituar asnjë subvencion financiar nga Komuna e Mitrovicës për vitin 2025.
Si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike, drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar se ekziston rreziku real i mospjesëmarrjes në gara dhe kampe sportive gjatë këtij viti, çka do të ndikonte drejtpërdrejt në zhvillimin e sportistëve të rinj.
Në këtë situatë, Judo Team Trepça u ka bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës, bizneseve lokale si dhe ish-xhudistëve të klubit që të ofrojnë përkrahje financiare, me qëllim të mbajtjes gjallë të klubit dhe vazhdimit të përfaqësimit dinjitoz të qytetit në arenën ndërkombëtare.
“Një kontribut i vogël për ju është një hap i madh drejt ëndrrave për fëmijët tanë”, thuhet në apelin e klubit, duke shprehur shpresën se me ndihmën e përbashkët do të vazhdojnë sukseset sportive nën emrin e madh Trepça.
Klubi ka bërë publike edhe të dhënat bankare për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, ndërsa për informata shtesë ka ftuar qytetarët që t’i kontaktojnë drejtpërdrejt.
Të dhënat bankare:
Banka: NLB Banka sh.a
Emri: KJ TREPÇA
Adresa: Qendra Zejtare Mitrovicë
IBAN: XK05 1713 1000 1303 2529








