Premium Store
02LAJME

K.R.U. “Mitrovica” njofton se mund të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit të pijes, për shkak të intervenimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton për intervenim në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa pjesë të Mitrovicës, shkruan Mitropol.

K.R.U. “Mitrovica” thotë se mund të ketë ndërprerje eventuale të ujit të pijes

Medi

Ekipet e mirëmbajtjes së kompanisë do të intervenojnë në ujësjellës në fshatin Frashër, tek Kroi i Vitakut, në rrugën “Sami Gashi” si dhe tek rruga “Rexhep Hajdari”.

Do të intervenohet edhe në kanalizim, sipas kompanisë, në rrugën “Ali Zeneli”, “Smajl Loshi”, “Shala e Bajgorës” dhe tek “Lagjia e Boshnjakëve.

 

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Intervenimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit!

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të zhvillojnë punime në këto lokacione:

– Fshati Frashër,
– Rr. “Sami Gashi”
– Kroi i Vitakut
– Rr. “Rexhep Hajdari”

Ndërsa në rrjetin e kanalizimit intervenime do të ketë në rrugët:

– Rr. “Shala e Bajgores”
– Rr. “Smajl Loshi”
– Rr.”Ali Zeneli”
– Rr. “Elbasani”
– ” Lagjia e Boshnjakve”

Gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Me respekt,
KRU “Mitrovica” Sh.A.

Weelnes