KOSOVËLAJME

“Ka pasë shumë vërshime, nëna ka qenë në shok”, rrëfehet Polici i cili i doli në ndihmë qytetarës ditën e vërshimeve

Vendi ynë këtë muaj u përball me reshje të dendura të shiut të cilat shkaktuan edhe dëme të mëdha. Përveç fashtarave dhe tokave bujqësore, dëme nga këto reshje pësoi edhe kryeqyteti, Prishtina.

Ditën e enjte kur Prishtina ishte “mbytur” nga vërshimet, një 25-vjeçar, pjesëtar i Policisë së Kosovës shëndrrohet në heroin e ditës. Ai pa menduar dy herë, futet në një rrugë ku kishte mbetur një qytetare me fëmijën e saj dhe me ndihmën që ai i ofron ia dalin t’i ikin çfardo rrëziku të mundshëm nga këto vërshime të mëdha.

London

Gentriti, polici në fjalë, ka shpalosur disa detaje rreth asaj dite tejet të veçantë për të.

Gentriti ka treguar se në momentin kur kishte shkuar t’i ndihmojë qytetarës dhe vajzës së saj të vogël vërshimet ishin tejet të mëdha dhe me të parë qytetarën në nevojë, pa ngurruar ka shkuar t’i dalë në ndihmë.

Në ato momente, duke patrolluar ka pasë shumë vërshime, si e kemi pa qytetarën me fëmijë të vogël në dorë kemi shku menjëherë me i ndihmu, se ka qenë thuajse e pamundur ta kalojnë rrugën“, tregoi Gentriti.

Ai gjithashtu tha se qytetarja në fjalë në momentin kur ka pranuar ndihmen ka qenë tejet e shokuar nga vërshimet që e kishin nxënë në rrugë dhe nga shqetësimi që po e shprehte me të qara fëmija i saj.

“Zonja më ka thënë faleminderit shumë. Ka qenë goxha në shok, sepse fëmija ka qarë shumë”, tha ai.

Gentriti duket se është frymëzuar diku që t’i shërbejë përherë vendit të tij. Siç tregon ai, babai i tij si dhe disa pjesëtarë tjerë të familjes shërbejnë gjithashtu në Policinë e Kosovës.

Unë jam rritë në këso fryme, babai im e disa familjarë tjerë janë antarë të Policisë së Kosovës dhe këtë frymë e kanë transmetuar tek unë qysh kur kam qenë shumë i vogël“, u rrëfye Gentriti.

Kujtojmë se ky gjest njerëzor e heroik u komentua me të madhe menjëherë pasi u publikuan çaste të këtij momenti, ku nuk kishin fund fjalët e mira e respekti i madh që iu bë zyrtarit policorë.

Weelnes