
Deputetja Time Kadrijaj nga AAK, tha se ishte Vetëvendosja ajo që thoshte se familjarët janë për ahengje, ndërsa sot, sipas saj, janë ata që punësojnë familjarët, shkruan Mitropol.
Ajo, siç raporton Klan Kosova, tha se në Vetëvendosje ekziston një sistem i atillë që amnistohesh nëse hyn në atë parti, pavarësisht të kaluarës.
“Këta kanë të drejtë edhe kur nuk kanë të drejtë, këta kanë të drejtë se janë Lëvizje Vetëvendosje, ti në momentin që futesh në LVV, kushdo që je çfarëdo të kaluare që ke ti amnistohesh, edhe nëse ke qenë me strukturat e Serbisë edhe nëse ke vjedhur ose edhe nëse shantazhin ti ke të drejtë, sepse je në Lëvizjen Vetëvendosje.”, tha ajo








