Pellini
02KOSOVËLAJME

Kadriu: Albright u gëzua kur i tregova se vi nga Mitrovica, tha se ka punë që duhet kryhen këtu

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, rrëfeu për përvojën e saj me ish-sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright, menjëherë pas luftës në Kosovë, vulen për lirinë e së cilës e mbanë pikërisht kjo zonjë tashmë e ndjerë, shkruan Mitropol.

SHBA-të kishin për qëllim fuqizimin e gruas shqiptare menjëherë pas luftës, të cilat përmes Këshillit Shqiptaro-Amerikan shkuan në Uashington DC, vendi ku Kadriu takoi zonjën sekretare, Albright.

Medi

“Kur jemi prezantu para Madeleine Albright, zonjës sekratare i kam thënë unë jam Drita Kadriu nga Mitrovica. I ka bë shumë përshtypje, u ndje shumë e lumtur dhe tha më vjen shumë mirë që kemi njerëz nga Mitrovica sepse janë disa punë që duhet të kryhen dhe rregullohen edhe më tutje në Mitrovicë.”, tregon Kadriu.

“Takimet me te e kanë paraqitë thjeshtësinë e saj si një grua e fuqishme, shumë njerëzore, por edhe e fuqishme në kuptimin e vendimmarrjes.”, tha mes tjerash ajo, transmeton Mitropol.

Kadriu thotë se liria e Kosovës mbanë vulen e sekretares amerikane.

“Ka qenë fat i madh i joni që në krah të Ushtrisë Çlirimtare u rreshtua Madeleine Albright si sekretare e shtetit bashkë me kryetarin Clinton dhe strukturat e administratës së shtetit të cilët e vënë në lëvizje mekanizmin e NATO-s.”.

Kadriu u shpreh se beson që vajzat duhet të punojnë fort, pasi puna e madhe bëri që tashmë drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës ta ketë nënshkrimin në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës si deputete e Kuvendit të Kosovës më 2008./Mitropol/

Koha