Kajtazi: Jaha është punëtor i ndershëm i qytetit dhe nuk mund ta perzini në punët tuaja të ndyra

Gazetari nga Mitrovica, Shkumbin Kajtazi ka publikuar një fotografi krah pronarit të firmës që ka ndërtuar urat e reja në Mitrovicë, Jahir Dedia i cili po akuzohet se është i përfshirë në blerje votash, shkruan Mitropol.
Kajtazi tha se Jahir Dedia është punëtor i ndershëm i qytetit dhe se nuk duhet të përzihet në punë të ndyra të të ashtuquajturve sipas tij “kriminelëve”.
“Hajnat dhe bleresit e votave kane emra dhe se shpejti do t’i marr vesh Mitrovica dhe gjithe Kosova.”, tha ai.







