Premium Store
KOSOVËLAJME

Kajtazi thotë se Kurti e quante “kolaboracionist” Rugovën e sot po i përkulet

Gazetari Vehbi Kajtazi tregoi se si dikur Albin Kurti e quante Ibrahim Rugovën “kolaboracionist” pasi, siç tha Kajtazi, Kurti kishte thënë se ai nuk ishte betuar për çlirimin e Kosovës, ndërsa sot përkulet para varrit të tij, shkruan Mitropol.

Kurti, sipas Kajtazit, kishte kritikuar edhe Thaçin, ndërsa sipas gazetarit, do të përkulej edhe para varrit të Thaçit.

Premium Store

“Sot kur Rugova nuk jeton me, ndersa Thaçi ndodhet ne burg me akuza absurde, Kurti qe mori gjithçka pa dhene asgje, madje duke e quajtur NATO-n kolonizatore dhe duke e kundershtuar projektin e pavaresise qe erdhi me pakon e Ahtisaarit, perkulet para varrit te Rugoves.”, shkroi Kajtazi.

Kurti, sipas fjalëve të Kajtazit, duke u frikësuar se mos kthehet Hashim Thaçi, “ia kufizon edhe financat per mbrojtje ligjore.”./Mitropol/

Dukato 1