
Kalimi në treg të lirë të energjisë elektrike me 1 qershor bizneseve që kanë qarkullim vjetor më shumë se 10 milionë euro apo që kanë mbi 50 punëtorë, ka bërë që të mbahen protesta nga disa biznese, shkruan Mitropol.
Tregu i lirë, sipas kryetarit të Aleancës Kombëtare të Bizneseve për FrontOnline, del të jetë “treg i shtrenjtë”.
‘’Protestat janë të pashmangshme, ne sot do të takohemi me këshillin organizativ dhe do të merret vendimi për hapat e mëtutjeshëm sepse tashmë vendimi i tregut të lirë mund të thuhet që është vendim i tregut të shtrenjtë”, tha ai.
Sipas Shahinit, një kompani në Ferizaj, e prekur nga ky vendim, ka ulur numrin e punëtorëve dhe po shqyrton mundësinë e mbylljes së fabrikës apo të vazhdimit të largimit nga puna të disa punëtorëve të tjerë.
‘’Rezultatet e para tashmë të këtij vendimi janë pa ku një kompani nga Ferizaj ka ulur numrin e punëtorëve dhe është duke shqyrtuar se sit ë veprojë a të mbyllë fabrikën apo do të reduktojë punëtorët.”, tha Shahini








