02KOSOVËLAJME

Kallashnikovë, fishek të kalibrave të ndryshëm, karikator, granata dore, eksploziv – krejt çka gjeti policia në Zveçan

Foto: Kossev

Një sasi armatimi është kapur sot në Zveçan. Në kuadër të këtyre anë kapur armë të gjata, armë të ftohta, uniforma dhe materiale të tjera të luftës.

Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë Veton Elshani , ka konfirmuar aksionin e sotëm në Komunën e Zveçanit.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company
“Në një shtëpi të pa banuar në Komunën e Zveçanit policia e Kosovës ka marrë informata se ka dyshime për armatim. Ne menjëher kemi dal në vendin e ngjarjes ku kemi gjetë armë, kallashnikovë, fishek të kalibrave të ndryshëm, karikator,  granata dore, eksploziv. Për momentin nuk ka të arrestuar, por ka përsona të dyshuar”, tha Elshani.

Kujtomë që edhe para disa muajve në veri të vendit, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.