KFC
02KOSOVËLAJME

Kamioni serb që po kontrabandonte 4 tonë mish përfundoi në një përrua në veri të vendit, shoferi iku nga vendi i ngjarjes

Foto ilustrim

Një kamion me targa serbe i ngarkuar me rreth 4 tonë mish të bardhë ka devijuar rrugësn dhe ka përfunduar në një përrua në veri të Kosovës, njofton “Mitropol”.

KFC

Rasti raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 19:40 në Leposaviq.

TEB

Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të pa njohur.”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet kontrabandim me mallra.

Njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës janë duke u marrë me rastin./Mitropol/

Market Florenti