
Sot kanë filluar vizitat sitematike mjekësore të nxënësve të qytetit të Mitrovicës nga ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni”, shkruan ‘Mitropol’.
Vizitat mjekësore ditën e sotme u kryen në pesë shkollat e mesme të larta të Mitrovicës, Gjimnazin “Frang Bardhi”, Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, Shkollën e Mesme të Lartë Ekonomike “Hasan Prishtina”, Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani’’, Shkollën e Mesme të Lartë të Muzikës “Tefta Tashko”.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Dr. Fahri Shabani dekaroi se në ditën e parë të zbatimit të projektit në terren çdo gjë filloi sipas planit dhe vizitat patën mbarëvajtje të mirë./Mitropol/








