
Foto ilustrim
Kërcënimet ndaj personave zyrtar konsiderohen krim. Mirëpo kjo nuk pengoi një person nga Mitrovica që të bënte diçka të tillë.
Një zyrtar policor ka raportuar se gjersa ishte duke shkuar në punë u provokua dhe u kanos disa herë nga një person, njofton “Mitropol”.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ndaj rastit kanë filluar hetimet.
Ngjarja u raportua dje rreth orës 16:30./Mitropol/








