
Ditën e djeshme një person teksa ka qenë duke hyrë në veturën e tij në Leposaviq është kanosur nga dy persona të panjohur, shkruan Mitropol.
Për tu mbrojtur ai ka përdorur sprej ndaj të dyshuarve.
“Lidhur me rastin, njëri nga të dyshuarit është intervistuar dhe liruar, ndërsa i dyshuari tjetër do të intervistohet në vijim pasi që është në tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin edhe ndaj ankuesit, është iniciuar rasti tani si i dyshuar, për posedim & përdorim të paautorizuar të armës-sprejit. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në raport policor.








