Premium Store
LAJME

Kaos në aeroportin e ri të Stambollit, ngujohen rreth 200 udhëtarë që u nisën nga Prishtina

Rreth 200 pasagjerë që u nisën nga Prishtina kanë mbetur të ngujuar në aeroportin e ri të Stambollit, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri nga pasagjerët ka kontaktuar në adresë të Gazetës Sinjali dhe ka thënë se për shkak të mjegullës, avioni që është nisur nga Prishtina për në Sabiha Gokcen, nuk ka mund të ulet në pistë.

Market Florenti

Ai thotë se aeroplani me rreth 200 udhëtarë ka qëndruar rreth 40 minuta në ajër, derisa është lëshuar në aeroportin e ri të Stambollit.

“Tash kemi mbet të ngujum këtu, as nuk na çojnë në Sabiha Gokcen, as nuk po na i lëshojnë valixhet, as s’po na lejojnë me dalë në passport control me hy në Turqi”, tha ai.

Ai akuzoi kompaninë e fluturimeve për papërgjegjësi dhe stafin e aeroportit për neglizhencë.

“Pegasusi totalisht kompani e papërgjegjshme. Ama edhe menaxhimi i stafit të aeroportit tepër i dobët. Veç na thonë: ‘pritni, pritni’. Ka persona që i kanë humb aeroplanët lidhëse, prej diasporës që kanë pasë me shku në Düsseldorf, në Copenhagen. Tmerr, tmerr. Ka njerëz prej plotë vendeve të botës, na rrezikohet shëndeti për shkak të COVID-it. Askush s’jep përgjigje, as përgjegjësi, as kurgjo”, tha ai.

Koha