Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kapet hajni që bënte kërdi në një QMF, dyshohet për disa vjedhje të rënda

Një dukuri mjaft shqetësuese me të cilën po përballen qytetarët e Kosovës janë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa private, biznese e institucione të ndryshme. Hajnat me veprimet e tyre po shkaktojnë humbje të mëdha dhe pasiguri.

Cak i vjedhjes së fundmi ishte edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Xërxë të Rahovecit, ku një person ka hyrë brenda objektit të këtij institucioni shëndetësor dhe ka kryer vjedhje.

Tripika

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është me inicialet R.Sh.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në ambulancën e mjekësisë familjare në fshatin Xërxë, një i dyshuar që ka lidhje me këtë rast dhe që dyshojmë se i ka kryer disa vjedhje në këtë ambulancë, është arrestuar”, tha ai.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se R.Sh., ka vjedhur një sasi të barnave. I njëjti dyshohet se edhe në dy raste të tjera ka vjedhur kabllo dhe pajisje të tjera.

I dyshuari, ka pranuar veprën për të cilën dyshohet dhe është ndaluar për 48 orë

Active 1