Kapet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Mitrovicë – depërtoi me forcë në lokal dhe vodhi të hollat

Një rast i vjedhjes së rëndë është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit të 3 majit 2025, në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut, ku një person ka depërtuar me forcë në një lokal dhe ka vjedhur para të gatshme.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ankuesja Miljana Djordjeviq, pronare e kafiterisë “Pausse”, kishte mbyllur lokalin më 2 maj rreth orës 23:30.
Kur është kthyer mëngjesin tjetër, rreth orës 06:50, ka vërejtur se dera ishte e dëmtuar dhe nga brendia e lokalit kishin humbur rreth 550 euro/dinarë – pazar i ditës së mëparshme.
Në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika, ndërsa prokurori kujdestar ka autorizuar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.
Pas një pune operative të shpejtë nga Hetuesit Rajonalë, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari Mustafa Morava.
Ai është intervistuar nga hetuesia dhe ka pranuar veprën penale, madje dy raste të vjedhjes së rëndë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.