
Mitrovica është qyteti i 7-të për nga numri i rasteve aktive me Covid-19.
E radhitur pas Prishtinës, Ferizajt, Gjilanit, Gjakovës, Pejës e Fushë Kosovës, Mitrovica ka një total prej 462 rastesh të pacientëve të prekur nga Covid-19, shkruan Mitropol.
Vetëm sot qyteti ka regjistruar 90 raste të reja, krahas Vushtrrisë që pati 44.
Nga të dhënat e datës 18 Gusht 2021, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 10.258 testime veç sot, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, shkruan Mitropol.
Vetëm 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes në nivel vendi./Mitropol/








