Active 2
02LAJMESPORT

Karateisti mitrovicas Lorian Musa shpallet kampion në “Lion Cup” Luksemburg

 

Karateisti 15-vjeçar Lorian Musa është shpallur kampion për herë të dytë radhazi në turneun prestigjioz “Lion Cup” në Luksemburg, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Ai fitoi vendin e parë në kategorinë U16, -57 kg, duke u dalluar për shpejtësinë dhe teknikën e tij.

Me këtë sukses dhe me shumë çmime të tjera ndërkombëtare në karrierë, Musa po konfirmohet si një prej talenteve më të spikatur të karatesë evropiane.

Përndryshe Lorian Musa është me prejardhje nga Mitrovica e i lindur në Dion të Zvicrës. Ai stërvitet në karate club Valais në Sion dhe përfaqëson ekipin kombëtar të Zvicrës (SKL).

Premium Store