Medi
KOSOVËLAJME

Kardiologu i njohur, Gani Bajraktari i bashkohet Nismës Socialdemokrate

Kardiologu i njohur, Gabi Bajraktari ka aderuar në Nismën Socialdemokrate. Kjo është konfirmuar të shtunën në një konferencë për media mes tij e kreut të partisë, Fatmir Limaj.

Qysh tani, Limaj ka konfirmuar se Bajraktari do të jetë në listë për deputet në zgjedhjet e ardhshme paralementare dhe se do të udhëheq sektorin për shëndetësi.

Aurora Group

“Nga sot i është bashkuar një prej kontributdhënësve më të mëdhenj në fushën e shëndetësisë, Prof. Dr. Gani Bajraktari. Doktorit i jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për vendimin e ti që të bashkohet me ne, për të nisur një angazhim të përbashkët për të mirën e Kosovës, e që doktori e ka dëshmuar gjithnjë, varësisht nga rrethanat dhe nevojat e vendit. Nisma Socialdemokrate është e nderuar për ardhjen e një personaliteti të jashtëzakonshëm, dhe shembulli i doktorit duhet të shërbejë për të inkurajuar njerëzit e profileve të ndryshme, që përmes aktivizimit politik të kontribuojnë për vendin, sepse Kosova ka nevoje për njerëz të tillë.” – ka thënë Limaj, sipas “EO”.

Ndërkohë, kardiologu Bajraktari është shprehur se ka hyrë në rrugën e politikës për shkak të gjendjes së krijuar në shëndetësi.

“Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja te hyjë në politikë sepse e ndiej veten mirë në shkencë, nuk kam mundur të rezistojë karshi gjendjes së krijuar në Kosovë e veprimtarive në Kosovë. Kemi një ngecje në proces që në terminologjinë moderne quhet dështim.” – tha ai.

Premium Store