
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka akuzuar rëndë Donika Gërvallën duke thënë se po e ngatërron edhe vendin që po e përfaqëson.
Kastrati në një prononcim për GazetaBlic thekson se, në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme kemi një person të dyshimtë.
“Këto gabimet për emrin e Kadaresë me “IsmaEL”, me ngatërrim të flamujve e emrave të shteteve janë dytësore. Gërvalla së pari e ka ngatërruar shtetin të cilin e përfaqëson, sepse ajo ka shpreh gatitshmëri në medie që të dëshmojë kundër themeluesve të shtetit, që po akuzohen në Hagë me dokumente të prodhuara nga UDB-ja serbe”, tha Kastrati.

Sipas Kastratit, ky është një fakt i tmerrshëm

“Rrjedhimisht, ne si shoqëri duhet të sqarojmë se çfarë duam të bëjmë me vetveten dhe me të ardhmen tonë. Këtu është çelësi i suksesit, ose është mallkimi që do të marrin nga historia. Kjo varësisht nga zgjedhjet tona, me Gërvallën apo pa çiftin e saj”, përfundon Kastrati