Katër gjuetarë serbë kapen brenda territorit të Kosovës – KFOR-i i zbulon, Policia i arreston

Katër gjuetarë serbë janë arrestuar sot në fshatin Sfircë, pasi u kapën duke vepruar brenda territorit të Kosovës. Burime të RTK-së bëjnë të ditur se rasti fillimisht është identifikuar nga trupat e KFOR-it, të cilët më pas kanë thirrur Policinë e Kosovës për ndërhyrje.
Të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë në mbajtje, ndërsa autoritetet po hetojnë se si kanë hyrë në zonë dhe çfarë aktivitetesh po zhvillonin në momentin e kapjes.
Hetimet janë në vazhdim.







