
Klubi i basketbollit “Trepça” ka nisur përgatitjet intensive për sezonin e ri dhe për garën më prestigjioze evropiane – Champions League, shkruan Mitropol.
Që nga 15 gushti, ekipi po stërvitet dy herë në ditë me ritëm të lartë, duke zhvilluar tashmë edhe një ndeshje miqësore, ndërsa të tjera priten në ditët në vijim.
Sfida e parë zyrtare për “xehetarët” do të jetë në Samakov të Bullgarisë, ku Trepça do të kërkojë të përfaqësojë me dinjitet basketbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.







