
Skuadra e KB Trepçës është nisur drejt Greqisë, ku të mërkurën në orën 19:15 do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të FIBA Europe Cup kundër ekipit grek PAOK.
Basketbollistët mitrovicas janë të përgatitur dhe të motivuar për të dhënë maksimumin në parket, duke përfaqësuar me krenari fanellën e klubit dhe vendin.
Klubi ka bërë të ditur se skuadra është e vendosur të luftojë me zemër për ngjyrat e Trepçës dhe për qytetin e Mitrovicës, që vazhdimisht i qëndron pranë.








