Kçiqi i Madh do ketë disa kyçje me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë kur të përfundojë ndërtimi

Një nga fshatrat më të mëdha në Kosovë është fshati Kçiq i Madh i cili ndodhet në Mitrovicë.
Kur të përfundoj rruga magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, ky fshat do të ketë disa kyçje direkte në te, shkruan “Mitropol”.
1. Një tek burgu (lagja Hysenaj- Kiki shoues),
2. Tek dy rrugët (rruga Qerim Beka edhe muhaxherët e Toplicës – rruga e e shkollës dhe e xhamisë),
3. Tek murlani (ku do ndërtohen dy rrathë për kyçje, një te dyçanj e Mahmutit dhe një në pjesën poshtë tek ura)
Kçiqi do ketë gjithsej tre rrethrrotullime dhe dy çasje me nënkalime këtë rrugë magjistrale.
Rrethrrotullimi i madh do të ndërtohet tek kryqëzimi aktual i rrugës “Haxhi Qerimi” dhe rrugës “Muhaxherët e Toplicës”.

Ndërsa çasja në magjistrale në të dyja anët përmes nënkalimit do të realizohet tek “Murlani” ku një rreth do të ndërtohet në anën e sipërme tek kryqëzimi i rrugës së “Xhamisë” dhe rrugës së “Shkollës” – te dyçani i Mahmutit dhe rrethi tjetër në anën e poshtme tek rruga “Murlani”.
Kçiqi dhe Smrekonica tek Burgu nuk do ta kenë fatin për çasje në të dyja korsitë, kështu që për të shkuar në Vushtrri ose Prishtinë duhet të kthehen tek rrethrrotullimi i madh në Kçiq.

Kçiqi i Vogël do të ketë çasje në të dyja drejtimet përmes nënkalimit që do të rregullohet tek “Çeshmja”.








