Aurora Group
KOSOVËLAJME

KEDS njofton qytetarët: Kështu mund ta kurseni rrymën gjatë dimrit

Tarifa e ulët e energjisë elektrike në Kosovë, nga 1 tetori deri më 31 mars, aplikohet nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, aplikohet nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit.

Tarifa e ulët e energjisë elektrike është afërsisht 4 centë për kilovat në orë më e lirë, krahasuar me tarifën e lartë. Mesatarja e një fature të energjisë elektrike gjatë stinës së dimrit është 30 euro në muaj.

Aurora Group

Konsumatorët e Kosovës paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë. Krahasuar me vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, Serbia e Shqipëria, rryma në Kosovë është më e lirë për 3 deri në 4 centë.

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe Kompania kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) kanë paralajmëruar më 19 nëntor se për shkak të rënies së temperaturave, pritet rritja e konsumit të energjisë, dhe si rrjedhojë edhe importi shtesë i saj.

“Kështu, llogaritet të ketë kosto astronomike dhe të papërballueshme jo vetëm për KEDS dhe KESCO, por për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në një njoftim.

 

Koha