KEDS nxjerr platformat ku mund të merrni informata se kur do të ndalet rryma në lagjen tuaj

Gjatë javëve të fundit Kosova po ballafaqohet me një krizë energjetike, e si pasojë e kësaj kanë filluar edhe reduktimet e energjisë elektrike, shkruan Mitropol.
KEDS dhe KESCO së fundi kanë krijuar edhe platformat përmes të cilit qytetarët mund të marrin informacione se kur do të ndalet rryma në lagjen e tyre.
Për këtë çështje janë dy platforma:
-Platforma eKesco (shkarkoni aplikacionin përmes QR Code)
– Harta në uebfaqe të KEDS (skanoni QR Codin për të marr informatat)








