
Avokati Xhevdet Smakiqi ka folur për mundësinë që ish-presidenti Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.
Sipas Smakiqit, duhet të presim deri nesër meqë nuk ka përgjigje zyrtare nga kryeavokati i ish-presidentit Thaçi.
“Meqenëse është koha deri nesër konsiderojmë që meqë nuk kemi konfirmim nga Dhomat e Specializuara, me siguri shoqata e veteranëve ka ndonjë informacion, por më të mirëqenë do ta merrnin përgjigjen e kryeavokatit”, tha Smakiqi.
Tutje, ai shtoi se Dhomat e Specializuara po e “poshtërojnë një person që është i vetëm”, duke theksuar se në këtë mund të ketë ndikuar qeveria anti – UÇK në katër – pesë vitet e fundit.
“Ai është viktimë e padrejtësisë së madhe nga një gjykatë e cila për fatin e keq është e Kosovës por udhëhiqet nga ndërkombëtarët. I ngjanë një gjykate të mesjetës që nuk njeh asnjë standard të humanizmit, të njerëzores”, vijoi tutje ai.
Ndërkaq, Smakiqi tha se reagimi i Ministres në detyrë të Drejtësisë është jashtëzakonisht i vonshëm.