Aurora Group
KOSOVËLAJME

Këngëtari Labinot Rexha gjen kriminelin serb i cili ia torturoi babain 25 vite më parë

Këngëtari Labinot Rexha, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ai ka gjetur kriminelin serb i cili para 25 vitesh ia ka keqtrajtuar të atin.

Ai tregoi se serbi që ia torturoi babain e tij, quhet Trajko Roganovic, transmeton ‘Mitropol’.

Tripika

“Babain tim e burgosën dhe më pas e keqtrajtuan, e rrahën dhe e torturuan në mënyrën më mizore, ku pas luftës për shkak të gjithë kësaj babai im u sëmurë dhe nuk mundi ti mbijetojë sëmundjes e cila ju krijoji nga kjo ngjarje dhe vdiq”, shkroi Rexha.

Tutje ai kërkoi përkrahjen mediale si dhe shprehu gatishmërinë që të dëshmoj para çfarëdo gjykate që të jetë e nevojshme, për krimet e luftës të cilat ai i ka parë që janë kryer në Kosovë./Mitropol

Postimi i plotë:

Pas 25 vitesh kërkim e gjeta kriminelin serb i cili nga duart e mija, të nënës time dhe të gjsyhit tim e mori babain tim.

Ishte muaji Korik i vitit 1998, kohë lufte në vendlindjen time Rahovecin, në hyrje të qytetit të Rahovecit isha së bashku me Nënën, Babain tim, Gjyshin tim dhe familjarë tjerë.

Një post bllok i krijuar nga policia dhe ushtria qetnike Serbe na ndaloi të gjithëve, unë isha pranë babait tim e kisha shtrënguar dorën e tij kur në atë moment e morrën babain tim nga duart tona.

Ky njeri me emrin Trajko Roganovic i cili edhe operonte në Rahovec si polic së bashku me Marko Filipovic (Mustaqi) në atë kohë ishin iniciatorët e gjithë asaj skene të tmerrshme të cilën e pash me sy të një fëmiu adoleshent.

Babain tim e burgosën dhe më pas e keqtrajtuan, e rrahën dhe e torturuan në mënyrën më mizore, ku pas luftës për shkak të gjithë kësaj babai im u sëmurë dhe nuk mundi ti mbijetojë sëmundjes e cila ju krijoji nga kjo ngjarje dhe vdiq.

Të nderuar gazetar, media, portale dhe të gjithë ju që jeni të gatshëm të më përkrahni, unë jam i gatshëm që të dëshmoj para cilës do gjykate në Kosovë dhe jashtë saj dhe se kam prova të cilat dëshmojnë se ky njeri ka kryer krime lufte në Kosovë jo vetëm mbi babain tim por dhe shumë njerëz tjerë.

Derisa luftëtarët tanë po gjykohen në Hagë, me pretendime të shpifura ky njeri vazhdon të jetë i lirë, unë jam i gatshëm të dëshmojë edhe para tribunalit të Hagës për këtë kriminel dhe se ky njeri duhet të gjykohet për krime lufte dhe jo luftëtarët e UÇK-së.

Pres nga të gjitha mediat, portalet, dhe gazetarët që ta publikojnë këtë shkrim dhe ti tregojmë botës se kush janë kriminelët dhe se kush është viktima.

Asnjëherë deri në frymën time të fundit nuk do të ndaloj duke e kërkuar drejtësinë.

Ju lutem shperdani

Weelnes