Kërkohet paraburgim për ish- Ministrin Ismajli dhe 6 zyrtarët e arrestuar, dyshohen se e dëmtuan buxhetin miliona euro

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka kërkuar paraburgim ndaj shtatë (7) personave të dyshuar për korrupsion, të cilët u arrestuan ditën e djeshme.
Nga prokuroria është deklaruar se, të arrestuarit, dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të shteti, dëm miliona euro, dhe se, të njëjtit, në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal.
‘’ Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., në kundërshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, ndonëse ishte kaluar afati ligjor për më shumë se tetë vjet. Përkundër kësaj, i pandehuri J.M., si dhe kundërpropozuesi Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, por janë kujdesur që ky rast, ashtu si disa raste të tjera, të përfundojë me marrëveshje gjyqësore’’, thuhet mes tjerash nga Prokuroria.








