Medi
KOSOVËLAJME

Kërkohet rritje pagash për Policinë e Kosovës

Sot me 20.12.2021, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri dhe Nënkryetari Avdi Hoti u takuan me Ministrin e Punëve të Brendshme  Xhelal Sveçla.

Përfaqësuesit e Sindikatës, në këtë takim kanë shtruar shumë çështje me interes për Policinë e Kosovës, ku është diskutuar edhe për tri çështjet më kryesore si ‘Ligji për paga’, ‘Ligji për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’.

Active 1

Zeqiri ka njoftuar ministrin, Xhelal Sveçla për gjitha angazhimet që është duke punuar Sindikata e PK-së në bashkepunim me menaxhmentin e PK-së, që nga kjo Ministri të bëj perpjekje për të realizuar sa më parë kërkesat e Sindikatës së PK-së, duke përfshirë përmirësimin e kushteve të punës, e sidomos për ngritjen e shqetësimit që tash e 20 vite, Policia e Kosoves ende nuk i gëzon ‘Ligjin për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’.

Delegacioni i Sindikatës së PK-së është shprehur i gatshëm që të vazhdojë me angazhimet e përbashkëta në shërbim të ngritjes së cilësisë për Policinë e Kosovës, përmes Ministrisë se Punëve të Brendshme, konkretisht nga Svelça që këto ligje të proceduhen sa më parë në qeveri.

Ministri Sveçla është pajtuar që bashkërisht me Sindikatën e PK-së të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtyre kërkesave sa më parë.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për sfidat që ballafaqohen çdo ditë zyrtarët policorë dhe kushtet e tyre në punë.

Duke e vlerësuar  si përmbajtjesor këtë takim,  Delegacioni i Sindikatës së PK-së do t’i drejtohet me një kërkesë të veçantë, Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla për një shtesë për punën e kryer gjatë vitit, e sidomos për angazhim të shtuar në lidhje me pandeminë ‘COVID- 19’ për të gjithë zyrtarët policor dhe atyre të stafit civil të PK-së.

Koha