Medi
KOSOVËLAJME

KESCO njofton se shumica e rrymës sot po blihet, ndërsa po prodhohen 110 megavat

KESCO njofton se prodhimi vendor i rrymës elektrike vazhdon të jetë i kufizuar. Njësia A3 është duke prodhuar 110 megavat sot, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës do të mbulohet nga importi, shkruan Mitropol.

Njëkohësisht, konsumi i përgjithshëm ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit – kryesisht për shkak të përdorimit të madh të kondicionerëve, si pasojë e temperaturave të larta.

Medi

“Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje, KESCO ka siguruar importet e nevojshme nga tregjet ndërkombëtare dhe po vazhdon të punojë intensivisht për të përmbushur nevojat në rritje për energji.”

‘I bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të ndihmojnë në kursimin e energjisë, veçanërisht përmes përdorimit më efikas të pajisjeve për ftohje. Çdo kilovat-orë i kursyer ndihmon në lehtësimin e ngarkesës në sistem dhe ul koston e përgjithshme të energjisë — duke përfituar të gjithë nga kjo”, shkruhet në njoftim.

Koha