
Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, mbrëmjen e sontme ka shtruar iftar për imamët dhe administratën e KBI.
Kryetari i KBI Enis Rama pasi falënderoi imamët dhe administratën për angazhimin dhe përkushtimin e tyre kërkoi që këto ditë të shtohet vlugu i punëve dhe aktiviteteve në veçanti duke pas parasyshë se jemi në kohën kur besimtarët japin zekatin dhe sadakatul fitrin e tyre, prandaj kërkoi angazhim maksimal në grumbullimin e zekatit dhe sadakatul fitrit për nevojat e institucioneve fetare Medresesë dhe Fakultetit të Studimeve Islame, ai gjithashtu potencoi se do të angazhojnë personel shtesë në disa pika në qytet për të qenë më efikas në grumbullimin e sadakatul fitrit dhe Zekatit.
Këtë iftar e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe profesorët e Medresesë Alauddin, ku në emër të mysafirëve të pranishmit i përshëndeti Prof. JAKUP Çunaku i cili falenderoi për mikëpritjen dhe për angazhimin që KBI Mitrovicë është duke e bërë në lartësimim e fjalës së Allahut.








