KOSOVËLAJME

Këshilltari i Kurtit: Serbia ka ndaluar qindra kosovarë, ndër ta edhe zv.drejtorin e Policisë së Kosovës

Qindra kosovarë janë bllokuar që nga mesnata në kufirin Kroaci-Serbi. Përkitazi me këtë ka reaguar, Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit ka shkruar se në mesin e tyre ka dhjetëra fëmijë. Po ashtu ai ka bërë të ditur se i ndaluar nga autoritet e Serbisë është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga komuniteti serb.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

“Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”  – ka shkruar Zulfaj në “X”.