
Jehor Chernyev, këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nga aspekti i Ukrainës, nuk është koha e duhur për të folur për njohjen e Kosovës.
“Mendoj që nuk është koha e duhur për momentin”, tha ai, në një deklarim për Radio Televizionin e Kosovës.
Chernyev deklaroi se gjendja në Ukrainë është tejet e rëndë me sulmet e kohë pas kohshme të Rusisë.
“NATO-ja dhe shtetet e saj mund të na ndihmojnë në një gjë shumë të rëndësishme të mbyll qiellin, që i bie që çfardo fluturake apo raketë nuk do duhej të ishte në qiellin ukrainas sepse dëmtimet më të mëdha i kemi nga raketat dhe bombat e aeroplanëve. Por kemi edhe sistemet tona kundër ajrore dhe kundër fluturakeve por nuk mjafton prandaj na nevojitet kjo mbështetje”, tha këshillari i presidentit Zelensky.
Këshilltari politik tha se presidenti Zelensky është ende në Kiev dhe se nuk e ka ndërmend të largohet prej aty.







