Premium Store
02KULT'ARTLAJME

Kështu do duket objekti i shkollës së re të muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë

Mitrovica si djep i artit, muzikës dhe kulturës shumë shpejt do të bëhet me një objekt të ri e fort modern të fushës së muzikës.

Është fjala pët objektin e shkollës së muzikës “Tefta Tashko” i cili pritet të ndërtohet gjatë këtij viti, shkruan “Mitropol”.

Dukato 1

Ky objekt me arkitekturë unike dhe moderne do ndërtohet në të njejtin vend ku ndodhej objekti i vjetër i kësaj shkolle i cili u rrënua gjatë vitit të kaluar, veprim i cili nuk kaloi pa kritika nga akterë të ndryshëm të shoqërisë civile.

Në pamjen ajrore objekti do ketë formën e pianos, duke e bërë atë një nga bukuritë e rralla të arkitekturës mitrovicase./Mitropol/

Premium Store